“Këta aktorë kanë ngelur të varfër”, Monika Lubonja apel shtetit për ndihmë pas infektimit me Covid-19 të Guljelm Radosë

0
114

Aktori i njohur si skenës shqiptare, Guljelm Radoja është është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh ndodhet i shtruar në spital.
Shumë artistë dhe emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar i kanë kërkuar ndihmë shtetit shqiptar që të tregohet i vëmendshëm ndaj aktorit dhe ta dërgojë jashtë shtetit për shërbim të specializuar.

Së fundmi, Monika Lubonja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur për gjendjen e artistit. Ajo është shprehur se aktorët janë të varfër dhe e kanë të pamundur që të kurohen me një mjekim më të specializuar ndaj i ka bërë pel shtetit, mjekve dhe kujdo që ta ndihmojnë Guljelmin të dalë nga gjendja e tij e rëndë.
Rudina Magjistari: Çfarë mund të themi për lajmet më të fundit përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore?

Monika Lubonja: Këta aktorë kanë ngelur të varfër dhe mendoj që kemi kaq pak aktorë, na kanë ngelur aq pak kolosë të atyre viteve sa mendoj që duhet t’i bëjmë thirrje shtetit që të nxjerrë ca paketa për këta këta aktorë sepse po t’i numërojmë me gishtat e dorës, nuk bëhen dot as 10. Le të krijohet një paketë për ta.

Mesa di unë ai nuk ka asnjë pension të veçantë, janë disa gjëra që neve nuk duhet të na humbasin në vëmendje. Jo vetëm ne artistëve, por edhe duke ngritur këtu zërin me juve. Duhet patjetër Ministria e Kulturës, duhet të jenë drejtorët ata që t’i çojnë dhe t’i ngrejnë sa më shumë këta pak aktorë, thesarë që kemi.

Rudina Magjistari: Dua të di pak më tepër për situatën, vazhdon ende të jetë i shtruar në spital?

Monika Lubonja: Vazhdon të jetë ende i shtruar në spital sa mora vesh, më thotë edhe Mimoza një aktore e Durrësit që i kanë vajtur disa mjekë në spitalin e Durrësit, nuk ka pranuar, do të rrijë të kurohet pranë mjekëve të spitalit të Durrësit, nuk dëshiron të lëvizë në Tiranë.

Gjendja është kthyer në një normalitet, dje kanë provuar t’i heqni intubimin dhe thonë që deri tani trupi ka reaguar mirë. Ky është lajmi i fundit deri më sot, në këto momente. Shpresa e tyre thonë që ne Guljelmin dum ta shohim me atë biçikletën që udhëtonte./iconstyle

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here