Pas suksesit si një balerinë , ja në cilën fushë do e shohim këtë herë Klaudia Pepën

0
65

Dihet se fama e balerinës së njohur i ka kaluar kufinjtë shqipëtar duke u bërë goxha e njohur dhe e dashur për publikun në Itali.

Bëhet fjalë për Klaudia Pepën , të cilën përveçse e kemi parë si një balerinë shumë të suksesshme dhe të dashur për publikun,ku tanimë do ta shohim dhe pjesë të filmave në Itali.

28 vjeçarja, ka bërë me dije se prej fundit të prillit do e shohim tek aktron në “Reverse”, i cili është një thriller ligjor.

Sipas “Camera Look “, filmi është me regji nga Mauro John Capece dhe në bashkëpunim me aktorët : Corina Coroneo, Adrien Liss, Lago Garcia, simonetta Ingrosso, Lorenzo Taroçhi dhe Gabriele Silvestrini.

Klaudia ka bërë të ditur rolin e saj në film, ku do të mbajë emrin Francesca, një “hacker” e cila punon për policinë. Ndihma dhe aftësitë kompjuterike të “Francescës”, luajnë rol kryesor për të ndihmuar policen (Giulia Montelli), e cila merret me kapjen e vrasësit.

Klaudian po e shohim në shumë fusha në Itali përveç asaj si balerinë. Klaudian së fundmi e kemi parë dhe si protagoniste në klipin e artistit italian , Fabrizio Moro. Kënga e Moro-s mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia është protagonistja kryesore.

(I.SH/faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here