Fitorja me përmbysje ngjit Vllazninë në krye

0
394

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Skënderbeut, siguron rezultatin e shtatë radhazi pozitiv dhe është ngjitur përkohësisht në krye të Kategorisë Superiore me 53 pikë. Miqtë nga Korça e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 25-të.

Elvi Berisha përfitoi nga një gafë e Mevlan Adilit dhe mposhti portierin vendas falë një goditje diagonale të saktë. Festa korçare zgjat fare pak, pasi vendasit rikthyen baraspeshën tre minuta më vonë. Dajan Shehi kërceu më lart se të gjithë pas një goditje këndi.

Topi në rrjetë dhe barazim 1-1 në “Loro Boriçi”. Ekipi i Brdaric e filloi mirë pjesën e dytë dhe gjeti golin e fitores në minutën e 52-të. Autori Haris Dilaver, devijimi i të cilit përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 2-1 për Vllazninë, që rikthehet në krye dhe shpreson të ndalet Teuta.

Renditja e kampionatit

Pa gola përfundoi sfida Kastrioti-Laçi. Dy pikë të humbura për bardhezinjtë e Duros, të cilët mbeten në vend të katërt me katër pikë më pak se Vllaznia kryesues. Xhixha, Zylfiu dhe Nwabueze kishin mundësi të pastra për miqtë, ndërsa Rezi u shfaq i rrezikshëm për ekipin krutan.

Minuta e 82-të solli përjashtimin me karton të kuq të Kyrian Nwabuezes, sulmuesit kryesor të Laçit. Dyluftimi me Nezirin u konsiderua si goditje me bërryl dhe kryesori Hamiti. Laçi me dhjetë lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes që nuk prodhoi asnjë gol.

Karton të kuq pati edhe në duelin Bylis-Apolonia. Sulmuesi Renato Spahiu goditi mbas koke një lojtar kundërshtar në minutën e 79-të dhe skuadra e Dovedan mbeti me dhjetë lojtarë. Pavarësisht inferioritetit numerik, afrikani Anthony Beji shënoi golin e fitores për Bylisin në minutat shtesë. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here