1-Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe protestave! Si e ka zanafillën dhe si kremtohet sot

0
48

Data sot shënon 1 maj, dita e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që ka lindur si pasojë e luftës së këtyre të fundit, për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre.  Në 1 maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

1 maji i parë lind në Paris në 1889-ën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez. Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë.

8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë për të fjetur!Ishte kjo moto e kijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave në fillim të ‘900-ës. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre.

Por si nisi rrugëtimi i 1-Majit

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre. më 1 maj të vitit 1887 u bë një manifestim festiv dhe madhështor, pas protestave të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Pas kësaj feste, miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve, e përfaqëfuan këtë datë dhe filluan të ngriheshin vit pas viti.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendimin

Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës,”– thuhej në vendim.

(kle.mu./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here