Bashkuan forcat për herë të parë, Fifi zbulon si lindi dueti me Brunon

0
155

Ditën e sotme, Fifi dhe Bruno prezantuan bashkëpunimin e tyre tek “Kënga Magjike”. Kënga e shumëpritur prej kohësh mban titullin “Fiksim”, dhe është projekti që i bën së bashku për herë të parë dyshen. Gjatë një interviste të shkurtër për Ardit Gjebrean, ata zbuluan se si lindi bashkëpunimi mes tyre.

“Ishte një fiksim prej kohësh. Jemi miq prej shumë vitesh me Brunon dhe na erdhi momenti që ta kemi dhe një gjë bashkë”, u shpreh Fifi. Ndërkaq më tej Arditi i pyeti se “tek kjo këngë kush e ka pjesën e luanit”, Fifi iu përgjigj: “Pjesën e luanit? Flori.”, shtoi ajo duke qeshur. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here