Humor i mbledhur dhe i përzgjedhur nga profili në Facebook i humoristit shkodran Fatmir Bashli

0
978

Sot dita e shtypit, zot na ruj, ishalla nuk na shtyp naj makin, se shtyp tjeter s’kena

Vetem n’Shqipni shef tuj hap themelet e nji pallati dhe nje tabel ku shkruhet ,, “ Kujdes lart punohet “

Shkon njeni me u provu per aktor e i thot ai rregjsori,, – Si fillim po te jap rolin e t’zotit te shpis, deri sa t’ia marresh doren , se ka pak tekst,,, ma von shofim e bajm, nqs rritesh si aktor t’jap me ba edhe rolin kryesor, ,,,t’zojen e shpis ,,,

K’tu n’Shqipni as ramazan nuk t’lajn me majt k’to politikan, se sa ta hapsh televizorin, s’kan qajre pa te dal nji, e ti s’ke qajre pa e sha,

Ishalla po perseriten zgjedhjet edhe njiher,,, se po hijm e lyjm ikyt shpi se jena ba n’hall, s’ma merr mendja se shkon ma shum se 150 mij lek 2 dhoma e 1 kuzhin, se na tre veta jen qe votojm eeee ??!!

Ky kojshija i jem me Wifi teme m’shan neper komente e m’thot – un ti thej hund n’pare

Hor jan tuj na ba k’to emigrantat ne rrjete siciale,, Ju jeni popull dele, ju s’keni me ba hajr kurr, Ju se doni at’ vend,,,, Ju , ju , ju,, Marre m’vjen prej vedit, si nuk kam ik edhe un, qe me u ba at’dhetar si ata ,,,

– Isha me temperatur e po ngulmojshin k’to t’shpis qe t’bajsha tamponin,,,Pas shum insistimesh ma mushen mendjen e shkova ne spital,,- Ça ndigjon me tha doktori ?? – Kurrgja dokto,,po un pse nuk ndigjoj gja erdha mor vlla , se t’nigjojsha nuk vijsha tek ti,,

Nuk kam as shije, nuk kam as nuhatje,, nuk ndigjoj ça m’thot gruja, bilez nuk ndigjoj as kur m’bjen,,,se pare jo e jo qe s’kam nigju qysh se ka ken covidi pa dal kerkund,,- Kjo e fundit vlla nuk hin ner shejat e covidit, kjo hin ner shejat rrugore, leku asht qe tregon se kush ka perparsin me kalu e kush jo,,,

Me futen mren e me tha ajo gruja hape gojen te morim tamponin,,Nji t’hap gojen un,, kur t’ma fut tamponin ajo mor vlla deri te rrypi i pantallonave,, thash njiher se po ma nxjerr mrapa krejt po u ndalu shyqyr,, Kur m’tha tashti do ta marim edhe n’hund,, E t’ma coj koken e ma futi at’ tamponin ,, oh zot,

Ça po ban moj moter, po nuk asht tub sobet moj po ma cove tamponin te truni i vogel moj ça ban ti ?? Avash avash se Shqiptar je edhe ti gjith diten rrini me gisht n’hund e tash bani si interesanta,, Tashti ulu ta masim temperaturen,, ku ke qef me ta vu termometrin ?? – Termometrin !!!

Ku te dush vetem aty ku ma vejshin kur isha fmi jo,, se qysh at’her as supostot nuk m’rrijn pa i majt me dor,,, O zoteri,, ne sqetull apo ne goj po te tham , ok hape gojen,, 39 grad, urgjent mu e shtru,, Çoje ne katin e tret te dhoma qe asht bosh,,- Jo jo , tha gruja ne kati e tret jo, te ndonji kat me posht se atje i jepni redbulla m’duket,, e fluturon edhe ky manej,,

Se me t’than te drejten anej ka na i thojm k’tij spitalit tuj Trapolini Shefqet Nroqi,, k’shuqe ma mir posht,, Oh zot cfar friket po m’shtrojn n’spital, i tham grus – Hajde m’perqafo se ndoshta nuk shifemi ma ,, – Ik mar andej mos mu afro,,m’tha,,kur t’bash vaksinen , manej ta po shofim per me shkel distancen a jo,,

Bana vaksinen anti-covid e nuk kalunen as 6 or’ kur ndigjoj vajzen tuj fol n’cel,,!! – Alo doktoresh , babi ka ba sot vaksinen, por nuk asht mir hiq,, !! – Asht nomale me pas temperatur moj zmr, mos u shqetso,,!! – Jo nuk ka temperatur e as lodhje e asigja, por nuk m’duket normal ,, se asht e dyta her qe i kthen fjalen mamit,, qysh se bani kyt vaksinen, se nuk e kisha ndigju nojher,,, shqet’sohem per jeten e tij doktoresh ,,,,

Kam kujtu se vetem k’puct t’vrasin,, por ça me t’vra edhe pantoflat mar zot,, cop m’kan ba,,,edhe sa shejin me e pas k’to grat e sodit,,,,,

Tuj u ul prej t’shkallave t’pallatit tash nandje pa hap mir syt, kur fap u shkapeta me dikend ,, Oh zot sa jam tremb,,e bertita,,, Pakan ardh bangladeshasit n’Dergut prz,,,- Plasja t’traft mar Fatmir, po çfar Bangladeshasish, po jam Xhixha , jam pak me kovid e dola njashtu si neper shpi ,,,Je me kovid,,!!!?? Je me kovid , e rrasesh per mu??!! Po nuk e ke ba vaksinen ti a ??!! Po tan mosha e jote , mbi 70 vjece i ka ba vaksinat maj Xhixh?? – – T’raft plasja , po cfar 70 vjecet mar idiot, po un ala si kam ba 40 pranvera,,, m’tha

Si do ti thojn tashti k’to Turqit pilotit qe don me u nis qe qielli asht i paster, pra rrugen e ke t’lir – Qelibar Hava- Ose kur pista asht e xanun – Xhurulldi Xhade – kurse kulls t’vrojtimit,, – Sehir Hava-,,, Kur asht koh e keqe, i thon pilotve,,, Javash javash gazep zaman,,,,

M’pat xan baba tuj pi cigare n’banjo, kisha harru me e myll deren, e m’pat ba namin,, Duhani k’shu e duhani ashtu, e n’fund me pyti,,- He tash ça ke me than ?? – M’fal ma bab,, kurr ma ,nuk kam me e lan deren e bajs hap,,,

Kam frik se virusi rrin te shpija e jeme,, Kaloj n’kat te par , ndigjoj era mish,, n’kat te dyt, prap era mish,, n’kat te t’ret po e po,, Futem n’shpi teme, nuk ndigjoj asnji far eret,,!! Nuk e di p’se m’ik nuhatja,,

Xuna gishtin me der e fillunen fmija tuj u zgerdhi,,E u ktheva e i thash,, Ju kurr nuk e keni rrespektin qe kena pas na per prindrit ton,, Un’u ajsha tuj qa kur babs i rr’shite naj çils e ja vrate doren , ose kur pa dashje i binte cepit te tavolines me kam,,- Po ti pse qajshe,kaq fort e ke dasht, m’thot vajza,, -Qajshje se m’rrahte baba pra,, se m’merrte gazi kur ndodhshin k’to gjana,,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here