‘I zënë ngushtë’ Graciano Tagani pranon: Jetoj me dikë, jam i lumtur

0
48

I pyetur nga moderatorja Roza Lati në emisionin “Why Not” në lidhje me planet që synon të arrijë dhe cfarë ka arritur deri tani, koreografi Graciano Tagani është shprehur se ka nisur me mbarësi.

“Dhe pse ky vit nuk është mbyllur ka nisur shumë mbarë me projekte, me autorësi, me koreografi, së fundmi kam blerë dhe një shtëpi.”

Nuk kanë munguar dhe batutat midis moderatores dhe Gracianos, duke qënë se raporti mes të dyve dihet se është edhe miqësor prandaj pyetjeve ‘ngacmuese’ koreografi u përgjigjë se mendonte se ishin shokë kur u pyet nëse po e ndante me dikë shtëpinë apo jo.

“Moj ti! Unë mendova se ishim shokë. Ja i joti ta fut se ishim në kafe dhe ta tregova. Po, jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht,” tha Graciano.

(o.l./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here