Konfirmime dhe dilema, mësoni formacionet e mundshme në Vllaznia-Teuta

0
173

Tekniku Tomas Brdariç mësohet se ende nuk i ka dhënë dorën e fundit formacionit që pritet të hedhë nga minuta e parë në përballjen ndaj Teutës.

Por, nga sa mësohet, për këtë përballje pritet që të mos ketë lëvizje nga formacioni bazë nga përballja e fundit ndaj Tiranës. Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Shehi, Adili e Isaevski.

Në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Marku. Në sulm përkrah Dilaverit priten të jenë sërish Da Silva e Ardit Hoxhaj. Skuadra përsëri do të lërë jashtë formacionit disa nga titullarët e dy fazave të para të kampionatit.

Tekniku Edi Martini ka ende dilema për sa i përket formacionit kundër Vllaznisë. Mungesa e mesfushorit Asion Daja ka bërë që tekniku të shikojë mundësi të tjera për zëvendësimin e tij. Lëvizjet pritet të jenë në mesfushë. Në vend të Dajës mund të luajë Karabeci, i cili ka provuar të jetë në këtë pozicion edhe herë të tjera, por është në balotazh me Avdylin.

Arapi dhe Hoxha pritet të formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, ndërsa Todorovski rikonfirmohet në krahun e djathë, kurse Xhekson dhe Kuros, do të jenë në dilemë deri në pragndeshje për një vend titulluari. Aleksi, Lorenco Vila, Bregu dhe Krasniqi duket se nuk do të lëvizin nga formacioni./shkodrasport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here