“Më kanë tradhtuar”- Pas ndarjes nga Bearti, Tea Trifoni befason me deklaratën, zbulon sa kilogram peshon pasi pësoi ndryshimin drastik në pamje

0
61

Jeta private e Tea Trifonit është komentuar mjaft në mediat rozë, pasi u bë e njohur në emisionin “Përputhen”.

Ajo doli e “përputhur” nga programi me Andi Shehun, kur ndërkohë kishte nisur një histori dashurie me Beart Rexhepin, lidhje e cila nuk zgjati shumë.

Ndërsa, së fundmi, befasoi me deklaratën e saj teksa pranoi që është tradhtuar.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, Tea Trifoni u pyet: “Ke tradhtuar ndonjëherë, apo ke tradhtuar?”

Dhe ajo u përgjigj: “Më kanë tradhtuar”, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Gjithashtu, 22-vjeçarja tregoi edhe peshën e saj pas vendosjes së balonit gastrik.

“Marshalla jam, 71 kg”– u shpreh Tea Trifoni, e cila pësoi ndryshim drastik në peshë.

/Panoramaplus.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here