“Qeveria jonë i dha 1 milion dollarë Kombëtares”, debati Lila-Ylli: Po Ilir Sulin ku e keni?! Eduart Shalsi president, nuk ka lënë asnjë tavolinë shahu

0
81

Debat i nxehtë në studion e “Procesit Sportiv” mes koordinatorit të Partisë Demokratike për Sportet, Andi Lila dhe presidentit të ri të KOKSH-it, Fidel Ylli. Nuk munguan ngacmimet për temat politike. “Panorama Sport” ju sjell një pjesë nga debati mes Lilës dhe Fidel Yllit.

ANDI LILA: A e dini ju që 4 përqind e shqiptarëve merren me aktivitet sportiv. Këtu ku jetojmë nuk ka terrene sportive, ku ne të vërtisim të rinjtë. Kur Z.Fidel ishte në teatrin e kukullave në Pogradec, kur premtonte statusin e sportistit elitar, nuk ka bërë asgjë.

FIDEL YLLI: Si nuk kam bërë asgjë, pse flet kot? Ja fute kot. Unë të kam përballë nuk po shpif. Ti thua sportist elitar, e dini ju që ligji që është bërë në 2013 për herë të parë në këtë vend, sportistët elitarë kanë një status, kush del kampion Olimpik, deri në vendin e tetë, marrin shpërblim. E ke në ligj, por duhet ta lexosh.

ANDI LILA: Po Ilir Sulin ku e keni? Ju thoni nga vendi i parë në vendin e tretë në Olimpiadë, nga vendi i parë në i tetë në Botëror.

FIDEL YLLI: Ekipit Kombëtar shqiptar, qeveria jonë i dha 1 milionë dollarë, që në ato para more pjesë edhe ti. Shumën tënde që të takonte. Se ka bërë asnjë qeveri, e ka bërë qeveria e Edi Ramës.

ANDI LILA: Kam marrë shpërblim nga FSHF, por po flasim për statusin.

FIDEL YLLI: E ke dhe atë, e ke statusin për sportistët elitarë, kemi marrë ligjin grek.

ANDI LILA: Fideli dhe të gjithë të tjerët, janë mëkatarët më të mëdhenj të sportit sot në Shqipëri. Fideli është i pari fare, sepse ishte zëri. Ne kemi një ministër sporti që paguhet me taksat tona. Një deputet do bëjë ndërmjetësin mes kryeministrit.

FIDEL YLLI: Unë nuk kërkova të jem ndërmjetës, mua më thirri kryeministri si ideator i ligjit të sportit.

ANDI LILA: Thatë që janë bërë 150 palestra, unë kam bërë një tur në të gjithë Shqipërinë, si koordinator i PD-së. Ja po marr vetëm Kukësin. Nuk kishte ring për të bërë stërvitje. Por më e keqja, më thanë që jemi lojtarë profesionistë shahu, por nuk kemi tavolina shahu, nuk kemi ku luajmë shah. U mërzita, hulumtova kush ishte president i shahut, me qenë se u bënë zgjedhjet e KOKSH-it, e di kush ishte? Eduart Shalsi, që bëri një premtim që ne nuk do vjedhim shumë. Ky i kishte marrë të gjitha, nuk kishte lënë as tavolina shahu.

FIDEL YLLI: Te shkolla të shkojë të bëjë ringun. Ç’lidhje ka qeveria me tavolinën e shahut? Që mos e kthejmë në politikë, Eduart Shalsi, para 2 vjetësh ka sjellë në Durrës 500 sportistë të shahut nga gjithë Europa, ka bërë Olimpiadën Botërore të Shahut. Ka futur shahun në orët e mësimit.

Unë nuk flas që them ky Skënderbeu jonë, bën mrekullira, janë bërë aq punë në këto 8 vjet, sa nuk janë bërë për 100 vjet, me fakte. Janë bërë investime, janë bërë investime 35 milionë euro. Në një nen të ligjit të sportit, është bërë statusi i sportistit elitar ku të gjithë sportistët futen në punë. Janë të gjithë në punë në Bashkinë e Tiranës, nuk janë më rrugëve.

ANDI LILA: E vërtetë është, se në stadiumin e Kavajës kullosin delet sot.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here