Sfida ‘e çmendur’: Mike Tysonit i ofrohet mundësia për titull në moshën 54 vjeçare

0
44

Mike Tyson u kthye në ring pas 15 vitesh, kur zhvilloi një ndeshje bamirësie me rivalin e tij Roy Jones Jr. prej tetë raundesh në “Staples Center”, Los Angeles. Ndeshja mblodhi 1.6 milionë USD nga shikimet dhe në total gjeneroi mbi 50 milionë.

Pasi u rikthye në një formë të shkëlqyeshme, Tyson dukej mbresëlënës dhe menjëherë deklaroi se do të vazhdonte të garonte në periudha të mëtejshme. Pasi bisedimet me Evander Holyfield dështuan, ‘Iron’ Mike kohët e fundit u tha gazetarëve se do të luftojë me ish-rivalin, Lennox Lewis në shtator.

Por, legjendës i është ofruar një mundësi që të luftojë për rripin që ai mbajti për herë të fundit në vitin 1996. Trevor Bryan, 23 vjet më i ri se Tyson, kampion i WBA që nga janari, e ka sfiduar atë në një superluftim të ardhshëm.

Në një deklaratë për “World Boxing News”, 31-vjeçari është shprehur: “Sillni Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn. Unë do të marr rripat e tyre dhe do të bëhem kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda. Madje i edhe Mike Tyson mundësinë të luftojë për titullin tim. Unë jam më se i gatshëm, prandaj le ta vazhdojmë”.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here