U LUT QË SHQIPTARËT T’I SHPËTONIN JETËN QË MOS TË LINTE DJALIN JETIM/ MBLIDHEN PARATË PËR TË, 27-VJEÇARJA KORÇARE DO NISET NË TURQI

0
37

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye në vëmendje historia e Drinedës, vajzës 27 vjeçare në luftë me leuçeminë që i duheshin 80 mijë euro për të kryer operacionin e transplantit të palcës në Turqi.

E ftuar në program rreth 10 ditë më parë, ajo iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve që ta ndihmonin e të dëgjoheshin lutjet e djalit të saj 7 vjeçar.

Falë kontributit të të gjithë shqiptarëve, Drineda ia doli të grumbullonte shumën e nevojshme për të kryer opera cionin e ditën e nesërme do të niset drejt Turqisë.

Me lot në sy ajo falenderoi të gjithë ata që kanë kontriubuar, duke shpresuar që shumë shpejt të kthehet shëndoshë e mirë tek i biri.

Mirëpo një tjetër surprizë e këndshme ishte rezervuar për Drinedën. Pas transmetimit të historisë së saj në “Ftesë në 5”, një 21 vjeçare nga Berati vendosi të dhuronte flokët e saj për të bërë një paruke për Drinedën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here