5 Maji, Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Kombit!

0
38

Dita e Dëshmorëve të Atdheut po përkujtohet sot në të gjithë vendin.

5 Maji është vendosur të jetë disa e Dëshmorëve pasi përkon me vrasjen e Qemal Stafës, i cili ishtë i angazhuar në luftën Nacional Çlirimtare. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi asnjë status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Por në vitin 1923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Aantifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Ne vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”. Janë pikërisht këto të fundit që mbledhin çdo vit politikanët shqiptarë, të cilët përulen para figurës së tyre dhe dërgojnë tufa me lule.

(A.B)/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here