I dhanë fund romancës? Çfarë ndodhi papritur mes Oriolës dhe Erosit?

0
50

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë në një lidhje dashurie. Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk na i kanë kursyer as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi u vu re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet e para për një krisje të mundshme të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, nuk mund ta marrim totalisht si të mirëqenë, por na mbetet të presim.

Kjo ka shqetësuar fansat të cilëve u ka rënë në sy ky detaji dhe kanë nisur nga vëzhgimet.

Aktualisht, supermodelja po realizon një Giveaway dhe në kuadër të rregullave të lojës, personat që e realizojnë kanë follow vetëm faqet e bizneseve me të cilët bashkëpunojnë. Mirëpo kjo nuk mund të thuhet për futbollistin, për të cilin nuk dihet se çfarë e ka shtyrë drejt një veprimi të tillë.

Kujtojmë se i njëjti skenar u përsërit edhe më parë, kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Asokohe u tha se mes tyre ka patur disa debate xhelozie, por duket se dyshja i hodhi pas të gjitha dhe u rikthyen bashkë.

Ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndërra amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here