“Po e pësonte aq keq këtë flamë”, aktorja Rajmonda Bulku flet pas ndarjes nga jeta të Guljelm Radosë: Unë dorëzohesha, dhe zgjatej dora e tij…

0
41

Aktorja Rajmona Bulku ka folur për ndarjen nga jeta të Guljelm Radosë. Përmes një lidhje telefonike në “Neës 24”, aktorja është shprehur se tha se Guljelm Radoja ishte një artist i mrekullueshëm dhe figura si ai kanë një personalitet të vecantë, që do mbetet sa të jemi gjallë. Ajo ndau kujtime me të në shesh xhirime, ku u shpreh se ishte njeri që e donte punën, kinemanë dhe krijonte atmosferë të jashtë zakonshme

Nuk e mora vesh pse po e pësonte aq keq këtë flamë. Nganjëherë thua se kur zgjat të jep shpresë së po ia hedh, më erdhi keq kur e lexova sot. Keq si njeri, si mik, si artist. Ishte i jashtëzakonshëm. Njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme. Është nga ata pak aktorë që unë kam nisur në filmin e parë. Kemi punuar bashkë në atë vështirësinë e ngjitjeve në dardhë, unë dorëzohesha, dhe zgjatej dora e tij, e thoshte ‘jepi s’ke pse të kesh frikë’. ishte një miqësi e sinqertë, atëherë isha një gjimnaziste që nuk dija asgjë, por kisha pranë një njeri që u kujdes për çdo gjë.”

Bulku ka kujtuar edhe momentin e fundit kur është takuar me aktorin, teksa thekson se ishte një artist i mrekullueshëm më personalitet të veçantë.

Për herë të fundit, kemi shkuar në Korçë për një recital poezish. Kishte një grua të mrekullueshme dhe muzikante të jashtëzoknshme, një çift shumë simpatik. Kalonim ditë të bukura ishin takime që kujtonim punët tona, marrëzitë tona, këto vështirësitë që përmenda. Ishte njeri me atmosferë të jashtëzakonshme. Ku ishte Guljelmi ishte humori, njeri i dashur. Artist i mrekullueshëm, figura si ai kanë një personalitet të vecantë, që do mbetet sa të jemi gjallë.”

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndoqi”, dy ditë pasi ishte futur në intubim. Lajmin për vdekjen e 75-vjeçarit e bëriu të ditur djali i tij, Redi Radoja. Aktori spikati me filmin “Kush vdes në këmbë”, ku luajti rolin e Petro Nini Luarasit, një nga më shumë se 30 role që la si trashëgimni për Shqipërinë.

(kle.mu./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here