Mbrëmje magjike, Siti i Guardiolës likuidon PSG-në dhe shkon për herë të parë në finalen e Champions-it

0
59

Ndodhi ajo që pritej, Mançester Siti është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës, mposhti me rezultatin 2-0, PSG-në në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale.

Pas triumfit 1-2 në transfertë, “qytetarët” arritën të fitonin edhe në shtëpi, duke e merituar plotësisht “biletën” për në finalen e Stambollit. Kjo është hera e parë në histori që skuadra e Mançester Sitit do të luajë një finale të Champions-it. Algjeriani Rihad Mahrez ishte heroi i ndeshjes së sotme, teksa në minutat 11-të dhe 63-të realizoi dopietë, duke tronditur francezët e Poçetinos.

Vlen të theksohet se në këtë përballje, PSG-ja ishte pa yllin Kilian Mbape, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli, për shkak të një dëmtimi. Kampionët e francez nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, duke zhgënjyer plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here