Festa e Luleve ne Shkoder

0
143

6 Maji, Dita e Luleve , ndryshe e njohur si festa e ripërtëritjes, është kthyer tashmë në një traditë festive për qytetin e Shkodrës. Aktivitetet ndryshe nga 14 marsi i kremtuar si festë pagane në qytetin e Elbasanit, për Shkodrën mban datën e 6 majit. Kjo festë e ripërtëritjes festohet në Shkodër plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është edhe mesazhi i kësaj dite.

Në Shkodër, tradicionalisht, të gjithë i këndojnë luleborës, karafilave, luleve të bukura që sjell pranvera e madje edhe lules së Majit, muajit në të cilin ndodhemi. Dhe ky qytet e ka një arsye, sepse është i bahçeve plot lule, të cilave i ka kushtuar me shume se 150 tekste këngësh dhe 6 Majin e ka pagëzuar si “Dita e luleve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here