“Më ka penguar të dilja me dashurinë e jetës time”- Melisa Lleshi flet për herë të parë për lidhjen me Andi Shehun dhe zbulon si nisi gjithçka

0
55

Andi Shehu dhe Melisa Lleshi konfirmuan pas shumë muajsh se janë në një lidhje dashurie. Ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen” që ndau lajmin me të gjithë me anë të videoklipit të këngës së saj, në fund të së cilës ata shfaqeshin duke shkëmbyer puthje pasiononte.

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Roped ëith Olsi”, Melisa zbuloi se pëlqimin për Andin e ka pasur deri në fillim dhe se kur ka kërkuar të realizojë takime me të, nuk e kanë lejuar duke i thënë se po ndërhynte mes tij dhe Tea Trifonit.

23-vjeçarja zbuloi se në fillim dyshja takohej në lokalin e Shehut e më pas edhe në parkingun e makinës.

Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor që sot është dashuria e jetës time”,- u shpreh Melisa për qëndrimin e saj në program.

Kur u pyet se cili e ka dhënë puthjen i pari, ajo tha: “Andi”. Çifti ka nisur edhe bashkëjetesën me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment që kalojnë bashkë. Ndërsa për mamin e Andit, këngëtarja tha se është shumë e mirë dhe shprehu dëshirën që ta kishte gjithë jetën ‘vjehrrë’. Nga ana tjetër, mamaja e Melisës është më strikte por ish-konkurrentja tha se tani e ka pranuar dhe e mbështet.

melisa lleshi (5)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here