Tkurrja e popullsisë, Shqipëria i kthehet vitit 1982

0
59

Covid 19, emigracioni dhe rëniet e lindjeve e kanë tkurrur popullsinë në vend dhe e kanë çuar në nivelet më të ulëta që prej vitit 1982. 1 janarin e vitit 2021 Shqipëria rezulton të këtë 2.829.741 banorë ose rreth 16 mijë persona më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti I Statistikave ka publikuar të dhënat për popullsinë ku vihet në dukje se në vitin 2020 numri I vdekjeve u rrit me 25.8% dhe ai I lindjeve ra me 1.7 % në krahasim me vitin 2019.

Shtesa natyrore zbriti në nivelin më të ulët historik, 470 lindje më shumë se vdekje.

Tirana dhe Durrësi ishin qarqet e vetme që shënuan rritje të popullsisë ndërsa Gjirokastra, Berati dhe Dibra regjistruan uljen më të madhe. Kufijtë u mbyllën për shkak të pandemisë, por ata që emigruan jashtë vendit nuk munguan.

23.854 persona sipas Institutit të Statistikave u larguan nga Shqipëria vetëm vitin që lamë pas. Por ndërkohë që tkurret popullsia në vendin tonë vijon dhe plakjen.

Nëse më 1 janar të vitit 2020 mosha mesatare ishte 37.2 vjeç janarin e këtij viti ajo u rrit në 37.6 vjeç.

POPULLISA MË 1 JANAR 2021

2.829.741 banorë

Mosha mesatare 37.6 vjeç

Lindën 28075 foshnje

Vdiqën 27605 persona

Emigruan 23.854 persona

/ Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here