“Ami me një shqiptar të viteve ’90″/ Ermal Mamaqi tregon si ndihet

0
37

Ermal Mamaqi njihet si një personazh që i përdor rrjetet sociale edhe për të bërë humor.Aktori i humori shpesh vë në vëmendje fenomene duke i trajtuar ato në një formë më gazmore.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto me bashkëshorten, Amarda Toskën që bëhet jo rrallë herë pjesë e situatave të sikletshme në të cilat ai e vendos.

Në foto Ermali ka marrë një qnëndrim që të kthen pas në kohë e të kujton shqiptarin e viteve 1990. Ne foton e publikuar ai shfaqet krahë Amit e cila qëndron mbi një motor, të dy të veshur në të zeza. Nga modeli i flokëve, pozicioni i krahut dhe qëndrimi i Ermalit e ka shtyrë atë të shkruaj krahas fotos:

“Ami me një shqiptar të vitevev ’90”

Kujtojmë që Ermali ka lajmëruar se së shpejti do të sjelli një produksion të ri të kategorisë serial në të cilin do të bashkëpunojë me emra shumë të dashur për publikun.

(o.l./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here