Bebe Rexha flet për traditat shqiptare: Në shtëpi duhet të kap tabakanë dhe të shërbej

0
54

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, fama e së cilës ka vërshuar botën, së fundi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ”Los Angeles Times’, ku ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen e saj dhe traditat shqiptare, përcjell KultPlus.

Ajo ka treguar për mediumin botëror se si është muzika tradicionale shqiptare dhe cilat janë ritmet e saj.

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle bas dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë ose një fizarmonikë – kaq. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka theksuar Rexha.

Tutje, ajo u pyet edhe për traditata dhe zakonet e vendit, të cilat ajo i praktikon te familja e saj, në shtëpinë e tyre në New York.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka thënë tutje Bebe Rexha. / KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here