Rikthehet kënga “Si banania”, por jo nga Dashnor Diko, muzikanti rrëfen detajet: Jam në bisedime e sipër me një reper nga Kosova

0
63

Muzikanti Etmond Mancaku ka deklaruar se do të risjellë në një version tjetër këngën e Dashnor Dikos, “Si banania”. I ftuar në emisionin “Soiree”, së bashku më vajzën e tij, Melodanja, Etmondi ka thënë se momentalisht është duke biseduar në një reper nga Kosova për versionin e ri të këngës “Si banania”. Mancaku është krijuesi i këngës hit të Dashnor Dikos.

“Kam dëshirë të risjell edhe njëherë “Si banania”. Do jetë diçka më regaton. Me një reper nga Kosova, jemi në bisedime e sipër dhe nuk po flas para kohe”, tha Mancaku.

Ndërsa Melodajna, e cila po ndjek hapat e babait dhe motrës së saj Ëendi, në muzikë ka thënë se idhulli i saj është e motra. Në lidhje me këngët e babait të saj,ajo ka thënë se janë të vjetra dhe një rrymë që ajo nuk e preferon.

(I.A/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here