“Ende asnjë masë e ndërmarrë për këtë krim elektoral”, Lëvizja VV publikon videon në Tepelenë: Grupet e numërimit vendosin shenjën ‘X’ në fletët e votimit

0
45

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar një video ku në qytetin e Tepelenës shfaqen haptazi grupet e numërimit duke plotësuar fletët e votimit me shenjën “X”.

Vetëvendosja shkruian se kjo vepër penale është konsumuar nga të gjithë pjesëtarët e grupit të numërimit në këtë KZAZ dhe se janë vënë shenja në çdo fletë votimi sipas dëshirës.

Më tej shkruhet se Vetëvendosja ka bërë edhe kallëzime penale në lidhje me këtë fenomen dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Postimi i Plotë

Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.

Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.
Tiranë, 11 maj 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here