Del në shitje makina legjendare që ka bërë 1.25 milion km

0
66

Një Mercedes, model W123 ka dalë në shitje për 6 mijë dollarë por ajo që e bën të veçantë këtë automjet është kilometrazhi. Pronari i këtij automjeti thotë se e ka patur në pronësi që nga viti 2006.

Makina ka udhëtuar mesatarisht 80 kilometra në ditë për 42 vitet e fundit dhe ka përshkruar 1 258 000 km. Megjithëse është më shumë se katër dekada e vjetër, makina është në gjendje fantastike.

Pronari thotë se pjesa e brendshme është krejt origjinale, përveç vendet e para, të cilat janë zëvendësuar dy herë. Ka një motor 3.0-litër me 77 kuaj fuqi. Ajo ka dalë në shitje për 6 mijë dollarë. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here