Një lëmsh i vërtetë: Atdheu i propozon Sarës dhe largohen nga “Përputhen”

0
60

Takimi i parë i Atdheut në “Përputhen” ishte me Sarën dhe po me Sarën doli nga emisioni. Mirëpo përpara këtij vendimi që morën sot, gjatë gjithë këtyre puntatave na kanë bërë lëmsh. Atdheu fillimisht u largua nga “Përputhen”, pastaj u rikthye për Antonelën. Sara u deklarua për Geljanin e më pas u pendua.

Ndërsa ditët e fundit ajo dhe Atdheu nuk kanë pushuar së postuari foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Dhe ja, në puntatën e sotme Atdheu i propozoi Sarës të dalin çift. Sara pranoi me kusht që ai t’i jepte fjalën për qëndrueshmëri.
“Nuk ka qëndrueshmëri më të madhe, nuk kthehem më”-tha Atdheu dhe çifti dhuruan një puthje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here