Habit hoxha në Kosovë, fal namazin i veshur tradicionalisht me ‘tirqe e plis’

0
60

Në Kosovë besimtarët myslimanë po festojnë festën e Fitër Bajramit e cila vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit dhe një hoxhe ka marrë vëmëndjen e të gjithëve me veshjen e tij tradicionale.

Mediat kosovare raportojnë që hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqe e plis’ e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.

Manifestimi tradicional i festës nuk është bërë i mundur as këtë vit për shkak të pandemisë nga Covid-19. Bajrami është falur në të gjitha xhamitë e vendit.

(e.k/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here