Bieta Sulo tregon momentin e ndarjes me Alban Dudushin: Nuk folëm pesë muaj

0
134

Moderatorja Bieta Sulo ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar, në emisionin “Jashtë Loje”, ku dhe tregoi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me bashkëshortin e saj Albanin, ku u ndanë për rreth 5 muaj.

“Ky është një moment shumë i vështirë në jetën tone si çift, që u ndamë në vitin 2011, nga këto ndarjet si gjithmonë që nuk ka më kthim, dhe kemi qëndruar rreth 5 muaj.

Albani më dërgonte zakonisht mesazh në darkë, në një moment në një orar të vonë, ai më dërgon një mesazh, titullin e një kënge ‘Love is a ring on telephone’ dhe kjo frazë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për ne.

Fillimisht mendova se e kishte nisur gabim, por më pas nisëm të flisnim dhe ai mendonte që t’i bënim gjërat serioze…”, shprehet Bieta e emocionuar.

Gjithashtu ajo nuk lë pa përmendur edhe një fakt tjetër interesant, momentin kur i ka treguar Albanit se është shtatzënë dhe ka ndodhur pikërisht në zonën e Unazës së Re, kjo lidhet edhe me mesazhin që i ka dërguar Dudushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here