Shkodra zgjohet e zbardhur nga dëbora në mes të muajit maj

0
131

Qyteti i Shkodrës është zgjuar i zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm. Si rrallë herë, ndërkohë që nga dita në ditë pritet të hapet sezoni veror dhe qytetarët presin të bëjnë plazh, Shkodra është zbardhur.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, rrugët e qytetit janë të mbuluara nga dëbora, pavarësisht se në shumë vende bardhësia e saj është zhdukur pas daljes së diellit.

Orët e natës kanë qenë të shoqëruara me reshje dëbore dhe breshëri duke sjellë këtë situatë në qytetin verior të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, sot në të gjithë vendin është parashikuar një mot me reshje shiu, vranësira dhe ulje temeperaturash Mos dilni pa çadër!

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here