“Më falni që nuk ju dëgjova…”, gruaja që u dhunua për vite me radhë nga familja e ish-bashkëshortit ka një mesazh për motrën e nënën e saj

0
54

Pranvera në studio rrëfeu se ishte njohur me ish- bashkëshortin e saj nëpërmjet mikeshës së ngushtë, e cila ishte një e afërmja e tij. Pranvera tregoi se ish- bashkëshorti ishte nga Përmeti dhe se të dy ishin pëlqyer menjëherë dhe kishin vendosur që të krijonin familjen e tyre.

Mirëpo familja e Pranverës, nëna dhe motra e saj nuk kishin qenë dakord me këtë vendim pasi nuk u kishte pëlqyer familja e dhëndrit dhe kishin këmbëngulur që kjo martesë të mos bëhej.
Pavarësisht kundërshtimeve të familjarëve, Pranvera kishte lidhur kurorë dhe kishte nisur një jetë të re në Përmet, ku gjithashtu kishin nisur një sërë problemesh dhe vuajtjesh për të.

Prindërit e ish- bashkëshortit fillimisht nuk kishin pranuar që dy të rinjtë të martoheshin, madje kishin refuzuar dhe realizimin e një ceremonie martesore për ta. Pas disa kohësh, Pranvera kishte ngelur shtatzënë, por familja e ish-bashkëshortit kishin kërkuar abortin, pasi për ta ishte një shtatzëni e ardhur shumë shpejt.

Megjithatë Pranvera e vendosur kishte sjellë në jetë vajzën e saj shëndoshë e mire, por problemet për të sapo kishin nisur. Debatet dhe konfliktet midis Pranverës dhe familjes së ish- bashkëshortit kishin nisur të shtoheshin akoma dhe më shumë, deri sa një ditë kishin arritur kulmin. Pranvera ishte akuzuar për pandershmëri nga familjarët e ish- bashkëshortit dhe ishte dhunuar fizikisht nga ata për një periudhë të gjatë kohe.

Sot në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Pranvera kishte ftuar nënën dhe motrën e saj të cilave u kërkoi falje që nuk i kishte dëgjuar dhe nuk i kishte besuar instiktit të tyre, gjithashtu dhe për t’i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë për të.

“Ma, motër, ju kërkoj shumë falje që nuk ju dëgjova më parë, e di tepër mirë që kam gabuar, por sot jam e lumtur që jam me ju. Dua t’ju them që jua dua shumë dhe se kam vendosur të nis një jetë të re.”,- ishte mesazhi i Pranverës për familjen e saj.

Nga ana tjetër e studios, nëna dhe motra e Pranverës të përlotura rrëfyen momentet e para kur kishin zbuluar jetesën e vështirë si dhe dhunën e ushtruar ndaj kësaj të fundit duke thënë: Ta kishim zbuluar më parë, nuk do e kishim lënë asnjë minutë më shumë në atë shtëpi Pranverën. Ajo nuk na tregonte, e kemi marrë vesh shumë vonë këtë gjë.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here