“E meritoni një shpjegim”- Bëri bujë si vajza e virgjër, Sindi Loci largohet përfundimisht nga “Për’puthen”

0
62

Sindi Loci ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e djeshme pas mungesës së saj në “Për’puthen” prej disa ditësh.

Ish-konkurrentja ka treguar me anë të një postimi në Instastory se nuk është më pjesë e këtij programi dashurie.

“Mendoj se e meritoni një shpjegim për mungesën time në studio. Po, është e vërtet. Nuk jam më pjesë e ‘Për’puthen’.

Shumë shpejt do të vij me një video që shpjegoj gjithçka… Deri atëherë, ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë në këtë rrugëtim sa të gjatë, aq edhe të vështirë.

Ju dua pafund dhe sigurisht një falënderim i veçantë shkon për shqipet e Kosovës dhe diasporës që gjithmonë kanë qenë mbështetja ime, edhe kur isha më e gjykuara”, shkroi Sindi krahas një fotoje të vetes që publikoi.

Që në hyrje të saj, Loci u kthye në kryefjalën e të gjithëve për shkak se deklaroi që është e virgjër. Për shkak të kësaj, ajo ka pasur shumë përplasje me disa prej konkurrentëve të programit, mes tyre edhe Juli.

Me këtë të fundit Sindi ka pasur debate të ashpra, sepse e akuzoi që i kishte ofenduar edhe familjen, por më pas ajo i kërkoi falje atij dhe i kërkoi të mbeteshin miq, por jo më shumë se kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here