Berisha “non grata”/ Ish-ministri Xhafaj përshëndet vendimin: Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!

0
26

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar, pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në SHBA.

Xhafaj thekson se përshëndet vendimin e drejtë të DASH. Ai shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje të drejtësisë së re.
“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here