Të gjithë u bënë këngëtarë, ky ‘thumb’ i Shqipes për ‘përputhasit’ ishte perlë!

0
20

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të “Për’Puthen” vendosën që famën e marrë nga emisioni ta përdornin për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore.

Duke nisur nga Mevlani tek Juli, Melisa e rasti më i fundit Ana Lleshi, shumë prej tyre kanë provuar të bëjnë nga një këngë e më tepër.

Me apo pa talent ata nuk kanë ngurruar të këndojnë e të realizojnë nga një videoklip, por ky bum prodhimesh muzikore tepër banàle nuk është pritur mirë nga shumë njerëz.

Sidomos pas publikimit të këngës së Ana Lleshit, nuk munguan íronítë në rrjete sociale nga artistë e personazhe të njohur apo dhe konkurrentë të “Për’Puthen”.

Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Shqipja. Gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjékësit e ka pyetur cila është ëndrra e saj më e madhe.

“Të këndoj një këngë”, është përgjigjur Shqipja duke thumbuar hapur miqtë e saj të programit.

Ndër të tjera Shqipja ka treguar se nuk e ka gjetur ende dashurinë, ndonëse ka kohë që ka dalë nga emisioni.

“A e ke gjetur dashurinë?”, e ka pyetur dikush.

“Jo, por për një moment, mendova se isha në rrugën e duhur”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here