MOMENTI i bukur! Mori pikët maksimale nga Shqipëria, Gjon Muharremaj nuk harron origjinën, bën shqiponjën me duar

0
71

Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, bëri shqiponjën kur mori pikët maksimale nga Shqipëria. Ky moment u kap nga kamerat dhe gjesti i shqiptarit i cili përfaqësoi Zvicrën duke u renditur i dyti bëri xhiro në rrjet.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here