Këngëtarja serbe vjedh këngën “Hajde luj qyqek”, bën edhe videoklip

0
59

Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, që është bërë hit, ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve serbë. Madje, një këngëtare ka shkuar deri aty sa e ka kopjuar.

Është fjala për këngëtaren Tea Tairovic, që ka marrë këngën e artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe. Ajo ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” në 21 maj.

Deri tani ajo ka marrë mbi 1.2 milionë klikime, ndërsa kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, e publikuar në vitin 2017, ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime.

Nuk dihet nëse artistja serbe i ka blerë apo jo të drejtat e këngës, por asnjë prej emrave të kompozitorëve dhe tekstshkruesve shqiptarë të këngës nuk është vendosur si autor.

Kënga e këngëtares serbe:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here