Shikuesit ankohen për banalitetin te “Përputhen”, AMA: I kemi tërhequr vëmendjen! Po i monitorojmë…

0
47

Shikues të emisionit “Përputhen” në Top Channel kanë depozituar një ankesë për gjuhën dhe sjelljen e përdorur gjatë spektaklit. Kështu që kanë zgjedhur që të ankohen tek organi përkatës, Autoriteti i Mediave Audiovizive.

AMA ka reaguar ndaj shqetësimit të shikuesit duke u shprehur se edhe më herët ka tërhequr vëmendjen, ndërsa shton se e ka në monitorim të vazhdueshëm.

“Duke iu falenderuar për adresimin e shqetësimin tuaj pranë Autoriteteti të Mediave Audiovizive, ju bëjmë me dije se operatorit audioviziv i është tërhequr vëmendja për emisionin “Përputhen”. Ndërkohë, ky emision është vendosur nën monitorim të vazhdueshëm. Faleminderit!,”-shkruhet në përgjigjen e AMA.

Emisioni “Përputhen” dhe “Përputhen 40+” ka në qendër të skenarit njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike mes të rinjve. Por shpesh herë debatet në studio kanë degraduar në dhunë dhe në fjalor të papërshtatshëm.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here