“Supër hëna e gjakut”, ndiqni live eklipsin spektakolar që është duke ndodhur (Video)

0
45

Eklipsi i plotë i hënës po zbukuron qiellin tani. Ky fenomen është i njohur gjithashtu si Super hëna e gjakut, për shkak të ngjyrës si në të kuqërremtë. Ky është eklipsi i parë i Hënës që ndodh në më shumë se dy vjet. Hera e fundit ishte në 21 Janar 2019.

Eklipsi i Hënës, i cili do të jetë i dukshëm nga Azia Juglindore, Australia, Zelanda e Re, Paqësori dhe pjesa perëndimore e Amerikës, filloi të mërkurën, 26 maj në 04:47 të mëngjesit dhe do të zgjasë rreth pesë orë nga fillimi në fund.

Faza totale e eklipsit, kur hëna është e mbuluar me hijen e kuqe të gjakut të Tokës, filloi në 07:25 të mëngjesit dhe zgjati 14 minuta 30 sekonda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here