“Makthi” i Man.City-t së sheikëve e ka emrin… Champions League. Chelsea triumfon në finale, Tuchel leksion Guardiolës

0
68

Manchester City ishte favoriti i madh i finales së Champions League, por në Porto Chelsea ia del të fitojë me shifrat 1-0 duke hedhur poshtë çdo parashikim. Ndeshjen e vendosi futbollisti gjerman Kei Havertz, i cili në minutën e 42-të gjen një autostradë përpara dhe kaloi edhe portierin Ederson përpara se ta dërgonte topin në rrjetë për avantazhin e londinezëve në derbin anglez të Europës.

Në pjesën e dytë Manchester City u përpoq të rivalizonte, por “qytetarët” nuk bënë llogaritë me dëmtimet. Në minutën e 60-të: Kevin De Bruyne u dëmtua pas goditjes me Rudiger. Mesfushori belg u detyrua të largohej, duke bërë që skuadra e Guardiolës të humbiste fantazi në mesfushë.

Pavarësisht disa tentativave dhe 7 minutave shtesë, Manchester City nuk ia doli të barazojë shifrat dhe ta çonte ndeshjen në shtesë. Chelsea fiton për herë të dytë Champions League, ndërkohë që milionat e Manchester City-t nuk mjaftuan që të fitonte për herë të parë trofeun më të lakmuar për klube.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here