“Më vjen të qaj, thonë hajde ma jep që të ta jap”/ Ish-Miss Shqipëria flet hapur: Ta kërkojnë troç për vendin e punës

0
131

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua deklarata e aktorit të njohur italian Michele Morrone ndaj showgirl-it Belen Rodriguez.

I pyetur nga fansat nëse mes tyre kishte pasur diçka, ylli i “365 Days” mohoi me një gjuhë të konsideruar seksiste, për të cilën u diskutua gjerë e gjatë në studio.

Ish-Missi shqiptar, modelja Denisa Kulemani, ka bërë një deklaratë të fortë.

Ajo është shprehur se shpesh pronarët i kanë thënë “ma jep që të ta jap vendin e punës”.

Thënë këtë, Denisa pranoi hapur se i ka ndodhur t’i kërkojnë seks në këmbim të një vendi pune.

“Më vjen për të qarë dhe qaj çdo ditë kur e kuptoj që kam trysni. Se thonë ‘hajde ma jep që të ta jap’, e kupton?”, u shpreh ajo në “Ftesë në 5”

Kulemani tha se i ka ardhur në majë të hundës që të gjithë e shohin për pamjen e jashtme.

© Panorama.al

Te lidhura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here