Shkodra apel Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e tifozëve në “Air Albania”, për finalen e Kupës së Shqipërisë

0
210

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe Bashkia e Shkodrës i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hapjen e dyerve të stadiumit “Air Albania”. Kryebashkiakja Voltana Ademi, në faqen zyrtare të institucionit që ajo drejton në “facebook” kërkon që një numër i caktuar tifozësh të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përballen Vllaznia-Skënderbeu.

“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti-Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!”,- përfundon apeli publik i kryebashkiakes shkodrane Voltana Ademi.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here