Deputetja e Shkodrës mesazh tifozëve të Vllaznisë të falenderojnë Ramën për futjen në stadium

0
3658

Deputetja e re, e zgjedhur në 25 Prill për Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku i bën thirrje tifozëve të Vllaznisë të jenë mirënjohës Edi Ramës, për praninë e tyre në stadium.

Bilali merr shkas nga ndeshja Vllaznia-Skënderbeu që luhet sot për t’i kërkuar tifozëve që “t’ia shpërblejnë” Edi Ramës këtë mundësi që iu dha, për të qenë në stadium për ndeshjen.

“Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19.

E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën.

Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë.

Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort” shkruan Bilali në rrjetet sociale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here