Habit Flori Mumajesi: Nuk flas me Brunon, i dhashë 0 pikë…

0
109

Në “Post Kënga Magjike” tek e Diela Shqiptare, këngëtarët finalistë kanë pasur mundësinë të shprehen dhe të tregojnë pakënaqësitë apo prapaskenat e festivalit. Kur ra fjala për mënyrën e votimit, Flori Mumajesi ka treguar se Fifi me Brunon i ka dhënë 0 pikë dhe ai i ka dhënë atyre 0 pikë. Duke folur me ironi ai tregon se Bruno është mërzitur me të dhe nuk flasin.

Ardit Gjebrea: Dikush më kishte shkruar në Instagram ku thoshte normal që do fitonte Albani sepse ishin “Three Dots”. Do doja t’i thoja atij personit që mëso matematikën i dashur sepse Albani ishte mbi 400 pikë larg nga vendi i dytë dhe do doja që të shtatë këngëtarët e tjerë të “Three Dots”, t’i kishin dhënë 0 pikë Albanit. Që do të thotë 7×3 bëjnë 21, 210 pikë, pra edhe me 210 pikë më pak, sikur 0 t’i kishin dhënë të gjithë, Albani prapë do ishte i pari. Pra nuk ndikojnë grupet tek “Kënga Magjike”.

Flori Mumajesi: Çfarë të keqe ka edhe nëse ndikon “Three Dots”? Nuk ka asnjë gjë të keqe. Për shembull Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e parë.

Fifi: E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët.

Ardit Gjebrea: Unë e kuptova veprimin tuaj dhe bëtë shumë mirë që i dhatë 0 pikë njëri-tjetrit sepse dhatë një mesazh dhe ky ishte mesazhi që ju dhatë. Në këtë festival ndodh gjithçka, por edhe sikur t’i jepte 30 dhe sikur edhe sikur të jepte 0 prapë nuk do ndryshonte asnjë gjë. Bëjini llogaritë, kush di të bëjë matematikë, e bën matematikën. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here