Vllaznia “lë pa gjumë” Shkodrën! Mijëra shkodranë presin skuadrën pas fitores

0
101

Mijëra tifozë dolën në pritje të ekipit të Vllaznisë, e cila fitoi Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh. Që në momentin kur shkodranët morën kupën në “Air Albania Stadium”, në Shkodër ka shpërthyer festa.

Tifozat e Vllaznisë mbushën rrugët kryesore të qytetit, duke festuar për këtë trofe të shumëpritur. Kujtojmë që shkodranët mposhtën me rezultatin minimal Skënderbeun, ku autori i golit ishte Da Silva në minutën e 39-të.

Përpos vendin të dytë dhe titullit të nënkampiones në kampionat, të hënën në kryeqytet, skuadra e Vllaznisë, koleksionoi edhe Kupën e 7-të të Shqipërisë në historinë e saj, trofe të cilën për here të fundit e kishte fituar në sezonin 2007-2008.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here