“Nga Erion Veliaj tek Bujar Leskaj”, presidenti Meta kërkon thirrjen si dëshmitarë për shembjen e teatrit, kush janë dy senatorët e parlamentit italian që duan të jenë pjesë e seancës

0
37

Ditën e sotme ka nisur seanca në gjykatën Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të përcaktuar nëse ky ishte një veprim i ligjshëm apo jo.

Në seancë janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndër to edhe përfaësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj. Këshilltari i presidentit Meta, ka kërkuar që të merren më shumë prova shtesë në mënyrë që të bëhet një analizë e plotë dhe më pas të merret një vendim.

Këshilltari i presidentit ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar dhe studiuar informacionet që u janë paraqitur dhe ka kërkuar që për çështjen të merren si dëshmitarë zyrtarët publikë si Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi.

“Është e rëndësishme që para gjykates të thirren individë te interesuar, artistë dhe ekspertë si deshmitarë në këtë çështje. Janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.

Kërkojmë që të merren si dëshmitarë për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi gjithashtu janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.” tha Dervishaj

Bledar Dervishaj, Këshillltar i Presidentit: Vetëm dje Këshilli i Ministrave na ka vënë në dispozicion dokumente. Kemi dy vjet që kërkojmë prova nga institucionet, dhe ende nuk i kemi marrë dot të plota në presidencë.

Ne duam të njihemi dhe t’i studiojmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë.

Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit: Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë si :

1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here