E bujshme/ Për herë të parë nuk flitet për futboll, Brazili do të tërhiqet nga “Copa America”

0
50

“Copa America” u vendos që të luhej fillimisht në Argjentinë dhe Kolumbi, për të kaluar vetëm në Argjentinë dhe për më pas erdhi zhvendosja në Brazil. Ky turne planifikuar që të nis në 13 qershor, por situata nuk është aspak në kontroll. Futbollistët e Brazilit nuk dëshirojnë që të marrin pjesë në turne dhe kjo do të ishte mungesë e madhe.

Ky është raportimi i ardhur nga “AS” për shkakun se është humbur tërësisht kontrolli mbi pandeminë në Amerikën e Jugut. Futbollistët kërkojnë anulimin e turneut dhe kurrsesi nuk mund të pranojnë këtë zhvendosje. Kjo pasi në Brazil po rregjistrohet buletin i frikshëm i personave të prekur nga COVID-19 dhe të atyre që kanë ndërruar jetë.

Për këtë arsye lojtarët kanë kërkuar nga stafi që të mos flitet kurrsesi për futboll në këtë moment dhe e dinë fare mirë se do të etiketohen si të pandjeshëm nga njerëzit në Brazil që për herë të parë nuk e kanë sportin si diskutim të parë. /Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here