Ledio Lako në prag të martesës: “Gruas do t`i jap shpirtin, jo shtëpinë”

0
96

Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako ka pranuar në një intervistë se për momentin është në një lidhje madje gjërat janë në rrugë të mbarë dhe së shpejti ai mund të martohet.

Ndër të tjera ai tha se nuk do të bënte dasmë, por do të shkonte menjëherë në maternitet. Ndërsa përsa i përket celebrimit, ai u shpreh:

“Nuk na duhet celebrimi. Asaj do t’i jap shtëpinë, kshu shpirtin se u ngatërrova, jo shtëpinë”

Aktori Ledio Lako, i njohur ndryshe edhe si “Kapo Kapllani” i Portokallisë në një intervistë më herët është shprehur se e ka shumë të vështirë të gjejë nuse edhe pse presion i prindërve të tij për të gjetur këtë të fundit është shumë i madh.

“Këtë fjalë ma thotë mamaja. Sa herë i kërkoj diçka më thotë të ta sjell nusja. Ndërsa babi ma thotë njëherë në vit, ka 15 vjet që më thotë: këtë vit dua nuse”, tregon ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here