“Lopë, dobësohu më mirë”- Elita Rudi ia kthen përgjigjen ndjekëses me të njëjtën monedhë

0
71

Trupi i një nëne ndryshon shumë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, ardhja në formën e mëparshme kërkon durim dhe përkushtim.

Elita Rudi ka treguar me anë të postimeve të fundit se ka nisur palestrën tre muaj pasi solli në jetë Botën, në mënyrë që të heqë kilet e tepërta.

Mirëpo, disa prej ndjekësve të saj, e kanë kritikuar për mënyrën se si trupi i moderatores duket.

Elita zgjodhi të publikonte në Instastory komentet negative që një ndjekëse i dërgonte.

“Kam menduar shumë që je femër pozitive, por ti ishe vetëm shumë lopë”, ishte komenti i parë që ndjekësja i kishte bërë Elitës disa kohë më parë.

Ndërkohë ditën e djeshme, i shkroi sërish: “Kap ti dobësohu më mirë”.

Ndërkohë Elita ia ktheu: “E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tënd (mos shkoni më tutje me i mbyll llogaritë, pasi po merrni përgjigjen me të njëjtën monedhë)”.

Pak minuta më vonë, moderatorja ndau publikisht imazhin e llogarisë së mbyllur në Instagram të komentueses, si për të treguar se e dinte që kjo do të ndodhte./panoramaplus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here