Gazetarja zbuloi se ishte në një lidhje me futbollistin, nënkryetari i klubit futbollistik e ofendon: Edhe ai ngeli pa e pas… (FOTO)

0
64

Gazetarja e njohur e sportit, Qeqa Krelani, ka zbuluar së fundmi se është në një lidhje dashurie me një futbollist. Kjo bëri bujë menjëherë në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë.

Madje duket se edhe nënkryetari i Klubit Futbollistik Llapit, Amrush Batatina, ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke ofenduar Krelanin.
Në një lajm të publikuar në mediat online për romancën e gazetares, ka komentuar Batatina, i cili njihet edhe si vëllai i Tahir Batatinës.
“Po më duket Leshkuqi edhe qaj u met pa e pas në dorë”, ishte komenti që duket se e ka acaruar gazetaren e njohur. Krelani ka vendosur që të komentojë përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar lajmin dhe komentin e nënkryetarit të KF Llapit.
“Ja çfarë presidenti ka Llapi. Kur mësohesh me pas femra shërbëtore në jetë, çdo femër tjetër që ti përplas dallaveret dhe krimet në superliga të rikthehet në obsesion”, i është përgjigjur Batatinës, i cili e ka ofenduar edhe më para gazetaren.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here