Nis operacioni “Bregdeti ynë” nga Shkodra e Ksamili, Zyberi: Asnjë tolerim

0
98

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë nga dita e nesërme operacionin e quajtur “Bregdeti ynë” për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.

Operacioni do të fillojë njëherazi në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në të gjithë bregdetin.

Sipas Tv klan objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-armë dhe të lehtësuara. IMKT bën me dije se në zonën e Velipojës janë planifikuar te prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT, Ajet Zyberaj u shprehet se “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”.

Ky operacion është njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi ndërtuesit dhe pronarët e objekteve që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here