Dasma e çuditshme! Kishin ëndërr të martoheshin në Mykonos, çifti nga Izraeli gjen zgjidhjen, nuk do t’ju shkojë mendja si festojnë…

0
58

Ndalimi i muzikës në klube, bare dhe restorante ka detyruar 200 izraelitë të gjenin zgjidhjen! Të enjten e kaluar, një dasmë e çuditshme u zhvillua në ishullin e Mykonosit. Çifti kishte ëndërruar prej kohësh që ceremoninë e lidhjes së kurorës ta bënin në ishullin përrallor grek, e ashtu bënë!

Të gjithë të ftuarit po kërcenin dhe bërtisnin pas ritmeve të muzikës, ndërsa kishin zgjedhur një mënyrë tejet inovatore për të dëgjuar tingujt: kufjet! Të pajisur të gjithë me kufje me bluetooth, të ftuarit vijuan festën si normalisht për të respektuar kështu rregullin e shtetit fqinjë; atë të ndalimit të muzikës.

Vlen për t’u theksuar se të gjithë, çifti dhe mysafirët, ishin vaksinuar plotësisht dhe vinin nga Izraeli me certifikatën e nevojshme. Por vendosën që të bënin një sakrificë që mesa duket ia ka vlejtur.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here