E shkarkuan nga posti, reagon Voltana Ademi: Sot eksponentët e PS-së tentuan të…

0
77

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka reaguar pas shkarkimit të saj nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive, ndërsa vendin e saj e ka marrë Pjerin Ndreu. Sipas Ademit, mbledhja që u bë sot në Lezhë ishte ilegale, dhe një tentativë për të cënuar rëndë demokracinë.

Ademi rithekson qëndrimin e saj se ky shkarkim ka të bëjë me padinë që ajo ka bërë në emër të shoqatës për zgjedhjet lokale të 2019-tës.

Reagimi i Ademit:

Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.

Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë. Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi madhore për integrimin e vendit tonë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është e vendosur për të vijuar deri në fund duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u ka shkruar dhe ambasadorëve në vendin tonë letër për veprimet e ndërmarra nga Ndreu dhe kryetarë të tjerë të bashkive socialiste.

Në emër të shoqatës së Bashkive ajo ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për zgjedhjet e vitit 2019, të cilat u mbajtën për herë të parë në 30 vite pa opozitën.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here